Një lajm i mirë për të fiksuarit pas çokollatave

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Çokollata është një nga ushqimet e preferuara jo vetëm nga fëmijët, por edhe të rriturit.cokollate Tani keni edhe një arsye më shumë për të ngrënë çokollatë. Një studim i ri ka zbuluar se çokollata mund të përmirësojë kujtesën, rrit përqendrimin dhe aftësitë intelektuale. Në testimet e trurit që iu janë bërë disa personave, hulumtuesit panë se ata persona që konsumonin çokollatë të paktën njëherë në javë kishin performancë më të mirë se personat e tjerë që nuk i jepnin vetes kënaqësinë e të ngrënit çokollatë.

Sipas shkencëtarëve, një gjë e tillë vjen si shkak i një përbërësi që quhet “flavonole” i cili gjendet me bollëk tek çokollata e zezë dhe më pak tek çokollata e bardhë.

Flavonolet janë një lloj antioksiduesi që mund të parandalojë dëmtimin e qelizave. Ky lloj antioksiduesi gjendet tek frutat, çaji, vera etj. Në studimin e kryer nga Universiteti i Australisë së Jugut u përdorën të dhënat e mbi 1000 njerëzve, të cilët janë monitoruar për më shumë se 30 vjet. Hulumtuesit analizuan efektin e çokollatës në funksionimin e trurit, kujtesën, përqendrimin, arsyetimin dhe përpunimin e informacionit. Efekti i çokollatës në funksionimin e trurit është i njëjtë tek të gjithë njerëzit, pa dallim moshe, gjinie, edukimi etj.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?