Një lazer i ri për të shkatërruar celulitin

celulitFotografitë e VIP-ave ku shfaqet dukshëm celuliti ngushëllojnë jo pak femra. Nga ana tjetër specialistët e Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, të mbledhur në një kongres kombëtar në Denver, bëjnë të ditur se celuliti shfaqet edhe te gratë e dobëta dhe se dietat nuk ndihmojnë aspak në largimin e tij.

“Problemi qëndron në faktin se të paktën 80% e femrave të çdo lloj peshe dhe moshe kanë celulit dhe asnjë trajtim nuk e eliminon atë plotësisht, – shprehet Kristin Li, dekane e kirurgjisë dermatologjike të Universitetit të Kalifornisë. – Rezultate të mira në kohëzgjatje duket se arrihen me një lloj të ri lazeri të miratuar nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve që prej pak vitesh. Teknika është invazive dhe qëndron në futjen nën lëkurë të një sonde të hollë me fibër optike që shkatërron indet fibrotike përgjegjëse për celulitin dhe lazeri lejon lëkurën të mbyllë problemet në sipërfaqe. Teknika funksionon në zona të caktuara, si: kofshët dhe vithet.

Dermatologët amerikanë promovojnë edhe aparaturat me ultratinguj të këshilluara më tepër për zonën e barkut dhe kofshëve. Por, për të ndjerë përmirësim me këtë teknikë mjekësore duhet kohë, rreth 4 muaj.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?