Një lëvizje e gishtit i shpëtoi jetën studentes

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një studente britanike, e cila kishte përfunduar në koma pas një aksidenti të rëndë, shpëtoi mrekullisht pasi lëvizi gishtat e këmbëve pak momente para se mjekët t’i fiknin aparaturën që e mbante në jetë.

22-vjeçarja Sam Hemming, e diplomuar për drejtësi, kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë pasi makina me të cilën udhëtonte kishte dalë jashtë rrugës.

Ajo ishte dërguar menjëherë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni rraskapitës prej 6 orësh. Pas operacionit ajo kaloi në gjendje kome.

Rreth 19 ditë pas aksidentit, mjekët u kërkuan leje prindërve të fiknin aparaturën që e mbante në jetë, pasi vajza kishte kaluar në vdekje klinike dhe nuk kishte shpresa për t’u shëruar. Nëna e Sam shkrepi kët foto të vajzës në shtratin e vdekjes, ndërkohë që po përgatitej t’i jepte lamtumirën e fundit.

Por, për fat të mirë, pak minuta para se mjekët t’i fiknin aparaturën që e mbante në jetë, Sam lëvizi gishtin e madh të këmbës. Disa ditë pas kësaj mrekullie, mjekët e fikën aparaturën duke qenë se vajza filloi të merrte frymë vetë.

8 javë më vonë gjendja e saj u përmirësua ndjeshëm dhe tani është rikthyer në shtëpi për të vijuar rikuperimin atje. Ajo tashmë ka rifilluar të ecë, por me ndihmën e një paterice.

Burimi: Sun / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide