Një lugë çaji nga ky ushqim parandalon kancerin, ul tensionin e gjakut dhe lufton rrudhat

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

E dini që vaji i ullirit vjen me një seri përfitimesh shëndetësore, duke filluar nga parandalimi i kancerit, ulja e tensionit të gjakut dhe luftimi i rrudhave. Tani, një studim i ri i publikuar tek “Perspektivat Mjedisore të Shëndetit” tregon se vaji i ullirit mund të mbrojë gjithashtu trupin nga efektet e ndotjes së ajrit.luge

Hulumtuesit tek Agjencia e Mbrojtjes Mjedisore (EPA) rekrutuan 3 grupe njerëzish të moshës së mesme për të testuar nëse konsumimi i llojeve të ndryshme të vajit të ullirit mund të luftonte rreziqet shëndetësore të lidhura me ndotjen e ajrit, një shqetësim ky i madh duke qenë se ajri i ndotur mund të rrisë tensionin e gjakut, të pengojë funksionimin e enëve të gjaku, madje dhe të shkaktojë goditje në tru ose sulme në zemër tek personat që kanë probleme me zemrën.

Grupi i parë u ushqyen me tri kapsula vaj peshku në ditë, grupi i dytë konsumoi tri kapsula me vaj ulliri (të barasvlershëm me 2/3 e lugës së çajit) në ditë, ndërsa grupi i tretë nuk konsumoi asnjë përbërës vaji.

Pas një muaji, të gjithë pjesëmarrësit kaluan disa orë duke thithur si ajër të pastër ashtu edhe të ndotur. Në fund, hulumtuesit shkencorë kontrolluan gjendjen shëndetësore të vullnetarëve, si shëndetin e zemrës, tensionin e gjakut dhe funksionimin e arterieve.

Ata zbuluan se vaji i ullirit përmirësoi më mirë reagimin e trupit ndaj thithjes së ajrit të ndotur, krahasuar me vajin e peshkut. Ai rriti gjithashtu nivelet e proteinës në gjak, të quajtur tPA, e cila parandalon mpiksjen e gjakut.

“Mpiksja e gjakut është një shkaktarët kryesorë të shumë sulmeve në zemër ose goditje në tru, prandaj rritja e niveleve të proteinës tPA mund t’i parandalojë këto sëmundje” shpjegon Wayne Cascio, drejtues i Divizionit të Shëndetit Publik të Mjedisit tek EPA, si dhe bashkautor i studimit.

Çfarë fshihen pas këtyre përfitimeve? Shkencëtarët besojnë se acidi oleik, një përbërës i gjetur tek vaji i ullirit i njohur për vetitë e tij anti-inflamator, mund të luajë një rol të rëndësishëm.

Ja ku keni një arsye tjetër për ta përfshirë vajin e ullirit në gatimet tuaja.

Burimi: Prevention.com / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit