Një mënyrë e thjeshtë për të ndaluar gërhitjen

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Gërhitja është një problem shumë i madh  për personat që flenë afër një njeriu që gërhet. Në shumë prej rasteve të studiuara, ky është një problem që shkakton pagjumësi dhe si pasojë e kësaj të fundit vijnë edhe shumë probleme të tjera. Ekziston një mënyrë natyrale dhe shumë e thjeshtë për të ndaluar gërhitjen.gerhitje

Nëse  ju e keni këtë problem, kura e paraqitur më poshtë është një mënyrë natyrale që mund t’ju japë një zgjidhje.

Përbërësit:

  • ¼ limon
  • 2 karota
  • 1 rrënjë xhenxhefili
  • 2 mollë

Përgatitja:

Përziejini mirë përbërësit në një shtrydhëse deri sa të krijohet një lëng i njëtrajtshëm.

Përdorimi:

Konsumojeni disa orë përpara se të shkoni të flini. Efektiviteti i këtij lëngu vjen nga vetitë e gjendura tek përbërësit. Përmbajtja e lartë e vitaminës C në limon hollon pastron hundët dhe siguron një gjumë të qetë. Kurse xhenxhefili ul presionin e shumtë  dhe dhimbjet  në vrimat e hundës.

Gërhitja është një gjendje shumë e zakonshme, e cila mund të eliminohet. Paraqitet e padëmshme në shumicën e rasteve, por  shkakton vështirësi në frymëmarrje gjatë gjumit.

Burimi: Healthy Life Byte/ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet