Një mollë në ditë mban doktorin larg. Ja pse!

Thuhet se ”Një mollë në ditë mban doktorin larg” A e dini përse?

vajze molle fruta lendine1-Molla përmban vitamina C. Vitamina C ndihmon sistemin tuaj imunitar ne menyre te shkelqyer. Shumë njerëz në dietën e te cileve mungon vitamina C, kanë shërim të ngadalte, vriten lehtë dhe kanë gjakderdhje nga mishrat e dhembeve.

2-Parandalon prishjen e dhëmbëve. Prishja e dhëmbëve është një infeksion që dëmton rëndë strukturën e dhëmbëve tuaj, e shkaktuar kryesisht për shkak të baktereve. Lëngu i mollës ka veti që mund të vrasin deri në 80% e baktereve. Pra, një mollë në ditë mban edhe dentistin larg!

3-Ka sasi të ulëta kalorish. Një mollë me madhësi të rregullt ka rreth 70-100 kalori.

4-Përmban fenole, të cilat kanë një efekt të dyfishtë në kolesterol. Reduktojnë kolesterolin e keq dhe rrisin kolesterolin e mirë.

5-Parandalon sëmundjet e zemrës. Arsyeja që molla mund të parandalojë sëmundjet koronare të zemrës dhe ato kardiovaskulare është për shkak se ato janë të pasura në flavonoide. Flavonoidet janë të njohura edhe për efektet e tyre antioksiduese.

6-Mbron trurin tuaj nga sëmundje të ndryshme. Molla ka substanca të quajtur fitonutrient, dhe këto fitonutrient parandalojnë sëmundjet neurodegjenerative si alcajmeri dhe parkinsoni.

Postime të ngjashme

Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual