Një në 2 milionë! Trinjakët, identikë në çdo detaj

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

trinjake1

Këta trinjakë kanë çuditur edhe mjekët për shkak të ngjashmërisë së madhe. Roman, Rocco dhe Rohan janë të ngjashëm në çdo detaj, një rast i rrallë ky që ndodh në një në 2 milionë.

trinjake

Mami Becki-Jo Allen, 23 vjeç, ishte në javën e nëntë kur mësoi se po priste trinjakë. Ajo kishte kryer një vizitë tek mjeku pasi kishte pasur dhimbje të shumta koke dhe të përziera, dhe pas vizitës mori lajmin bombë se do të bëhej me trinjakë.

“Nuk mund ta besoja”, shprehet nëna e trinjakëve. “Nuk e kisha imagjinuar as që do të kisha binjakë, jo më trinjakë. Nuk kemi asnjë në familje që të ketë lindur binjakë ose trinjakë”, tregon ajo.

Kur lindën, Rocco ishte 1.5 kg, Roman 1.53 kg dhe Rohan ishte 1.64 kg”, tregon nëna  e tyre. Ata kanë qëndruar gjashtë javë në spital në një kujdes intensiv.

trinjake2

Roman, Rocco and Rohan janë krejtësisht të ngjashëm, jo vetëm për sytë e prindërve e të afërmëve të tjerë, por edhe shkencërisht. Kurioze për ngjashëmërinë e djemve të saj, mamaja e tyre, Becki-Jo Allen, realizoi një test ADN-je që ka habitur edhe mjekët. Testi i ADN-së provoi se ata janë identikë.

Pavarësisht ngjashmërisë së madhe, e cila është vërtetuar edhe nga analizat që u janë bërë foshnjave, nëna e tyre nuk i ngatërron asnjëherë. “Kur lindën, ishte shumë e vështirë t’i ndaje se kush ishte njëri dhe kush tjetri, megjithatë unë nuk i kam ngatërruar asnjëherë” tregon ajo.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?