Një shpikje e këndshme që ndihmon prindrit paraplegjikë

Të shëtisësh fëmijën me karrocë mund të jetë një nga ndjenjat më të bukura, por për prindërit paraplegjikë është diçka e vështirë, madje e pamundur.

aldenAlden Kane, një student 16-vjeçar në gjimnazin e Detroidit, SHBA, ka zbuluar një mënyrë më të lehtë që  prindërit paraplegjikë të mund të shtyjnë karrocat e fëmijëve të tyre. Nëpërmjet një tubi të lehtë çeliku nënat mund t’i mbajnë karrocat e fëmijëve ngjitur me karrocën e tyre.

Prioriteti i kësaj shpikjeje është siguria e fëmijës.

Sharina Xhones, një nënë paraplegjike nga Miçigani, shprehet se është mirënjohëse ndaj 16-vjeçarit, edhe pse ende nuk dihet nëse kjo pajisje do dalë në treg.

Duke ndjekur shembullin e Aldenit, edhe gjimnazistë të tjerë kanë provuar të tilla mënyra për t’u ardhur në ndihmë prindërve dhe gjyshërve me probleme fizike, verbëri apo vështirësi në ecje ./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?