Një ushqim që përmirëson shëndetin kardiovaskular dhe ju ndihmon të mbani peshë konstante

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

kokosNjë studim i fundit ka dëshmuar se vetëm një lugë gjelle vaj kokosi në ditë, mund të ju ndihmojë të humbni peshën tuaj dhe mund të përmirësojë gjendjen e shëndetit kardiovaskular.

Ky zbulim i ri është shumë i rëndësishëm për njerëzit që vuajnë nga obeziteti dhe kanë rrezik më të madh të preken nga sëmundjet kardiovaskulare.

Pacientët të cilët morrën pjesë në këtë studim ishin 70% të moshuar. Gjithashtu, 63.2% e pjesëmarrësve ishin meshkuj. Të gjithë pacientët vuanin nga hipertensioni.

Në tre muajt e parë, 136 pjesëmarrësit i’u nënështruan një diete të standardizuar, por pas kësaj, pacientët u renditën në dy grupe. Grupi që përfshinte 22 vetë, mbeti në dietën e parë dhe grupi i dytë, me 92 persona, përveç dietës morri 13 ml vaj kokosi ekstra të virgjër çdo ditë (i barabartë me një lugë gjelle).

Rezultatet e këtij studimi ishin të mahnitshme. Ato treguan se grupi që mori edhe vaj kokosi kishte rënie në parametrat trupore, gjithashtu këta njerëz rezultuan të kishin rritje të kolesterolit të mirë, duke qënë kështu më pak të ekspozuar ndaj sëmundjeve kardiovaskulare.

Burimi: http://www.wellmindness.com/

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?