Njihni  ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

patate333Parandalimi i sëmundjeve të zemrës mund të ketë lidhje me ndryshimet e lehta lidhur me stilin e të jetuarit. Ekzistojnë disa ushqime të cilat mund të jenë çelësi për një zemër të fortë dhe të shëndetshme. Ato mund të gjenden në tregun më të afert fruta-perim,e ose edhe më afër akoma, në frigoriferin tuaj…

Ndërsa prisni qepët, mund t’ju dalin lot, por benefitet kardiovaskulare tepër të konsiderueshme, justifikojnë gjithçka. Flavonoidët e gjendur tek qepa reduktojnë kolesterolin, ndalojnë sforcimin e arterieve si dhe rrisin elasticitetin e enëve të gjakut.

Për aq kohë sa patatet nuk janë të skuqura apo të gatuara me shumë gjalpë, ato mund të jenë tepër të  dobishme për zemrën. Patatet janë të mbushura me një bimë kimike të quajtur “kukoa” që ul presionin e gjakut. Një gjysmë patateje e pjekur përmban 20% kalium.

Portokalli, limoni, qitro janë të mbushura me flavonoidë që ulin presionin e gjakut dhe reduktojnë inflamacionin. Qitro gjithashtu përmban një element kimik të quajtur ‘hesperedin’ që ndihmon në qarkullimin e gjakut në zemër, si edhe vitaminën C, një mbrojtës të fuqishëm kundër infarkteve.

Studimet kanë zbuluar se acidet yndyrore dhe antioksidantët e gjendur tek vaji i ullirit sjellin përfitime të mëdha në shëndetin e zemrës. Njerëzit që vuajnë nga zemra, shtyhen nga mjekët të ndjekin dieta mesdhetare të pasura me fruta e perime, ku padyshim që vaji i ullirit është pjesë kryesore

Konsumimi i përditshëm i çokollatës së zezë redukton sulmet fatale të zemrës apo infarktet tek njerëzit që vuajnë nga zemra. Çokollata e zezë përmban flavonoidë të quajtur ‘polifenol’ që ndihmojnë presionin e gjakut, inflamacionin dhe rrahjet e zemrës.

Burimi: healthyfood/shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?