Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Shpesh, dietat e pashëndetshme dhe mungesa e ushtrimeve, bëhen shkaktarë për nivelet e larta të yndyrës të grumbulluara në trup. Nëse keni nivele të larta yndyre në gjak, atëherë kjo recetë me siguri do t’ju ndihmojë.
Përbërësit:
- 3 fiq të thata
- 200 ml uthull molle
Përgatiteni ilaçin gjatë natës dhe pijeni atë në mëngjes. Merrni tre fiq të thata, shpojini me një kruese dhëmbësh nga të gjitha anët dhe pastaj vendosini në një tenxhere xhami së bashku me uthull molle.
Lërini gjatë natës dhe pastaj konsumojini në mëngjes. Pjesën e mbetur nga uthulla e mollës mos e hidhni, mbajeni për ta përdorur përsëri. Kjo përzierje është mjaft e mirë dhe duhet të konsumohet për 7 ditë. Shtoni prap uthull molle ditën e tetë dhe përsëriteni procedurën për një javë më shumë.
Kjo recetë do t’ju ndihmojë të shpëtoni nga yndyrnat dhe zgjat 14 ditë.
Kujdes! Më përpara duhet të konsultoheni me mjekun nëse ndonjë nga përbërësit ju bën reaksion.
Burimi: http://www.topnaturaltips.com/https://shendeti.com.al


