Njihuni me bimën mrekulli dhe efektet që jep në organizëm dhe lëkurë!

Përgatiti për gazetën “Shendet+”: Elena Beta

hitherNë mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, kjo për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi.
Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek.
Githashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë. Kjo bimë ndihmon e dhe në problemet që mund të shfaqen në mëlçi dhe për prodhimin e lëngut në tëmth. Për këtë qëllim mjekët rekomandojnë të pihet një gotë në ditë nga çaji i përgatitur i hithrës. Është mirë që ai të pihet herët në mëngjes për të dhënë dhe efektin e duhur. Një ndihmesë të madhe jep hithra edhe për një funksionim sa më të mirë të veshkave dhe sëmundjeve të tjera reumatike dhe artritin.

Për të përgatitur çajin e hithrës ju nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë. Një tjetër mënyrë për të shëruar dhimbjet e reumatizmës është edhe vendosja e bimës së freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa te dallohet një si pullë gjaku.

Gjethet e hithrës përmbajnë karbonat acid amonit, taninë, acid formik, glukokinina, fitoncide, klorofil, karotina, vitamina B2, A, C dhe K, acid pantotenik, kripera të potasit, silicium etj., si dhe acetilkoline, histamine dhe serotonine (ndikimi i acetilkolines dhe histamines ne veprimin e droges është i paket); ato përdoren për ndalimin e hemorragjisë, kunder anemisë, si ndihmesë në sëmundjen e sheqerit, si nxitëse të urinimit, s imjet që nxit formimin dhe sekretimin e qumështit, etj.

Në kozmetikë, hithra ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit. Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokut.

Kujdes! : Efektet anësore të hithrës janë ende të panjohura. Por është thelbësisht e dëmshme të përdoret te personat, që kanë akumulime ujore si pasojë e aktivitetit të kufizuar të zemrës dhe veshkave, pasi është një çaj që nxit largimin e ujërave nga trupi.

Burimi: healthyfood/ shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit