Njihuni me farën që ju jep shëndet dhe bukuri!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

farat e kerpitFarat dhe bimët e lashta mund të përdoren si produkte bukurie dhe këtë e dëshmojnë recetat famoze për flokë dhe lëkurë, të praktikuara ndër shekuj nga njerëzit anë e mbanë botës.

Kërpi për më shumë se 5.000 vite është cilësuar si burim i nutrientëve. Farat e kërpit po ashtu janë ushqyese, prej tyre mund të fitoni prodhime me nivel të lartë ushqyes. Kërpi është i pasur me yndyra të shëndetshme, si dhe është burim i fibrave të nevojshme. Nga aminoacidet theksohet omega 3, që ndikon në funksionimin e organizmit të njeriut.

Vaji i kërpit, mielli dhe pluhuri me proteina

Me bluarjen e farave fitojmë vajin e gjelbër, me aromë nga kërpi, të cilin nuk keni pse ta ngrohni, ai është i pasur me aminoacide omega-3, omega-6, vitamina. Pos vajit, prodhimi më i shpeshtë nga farat e kërpit është mielli.

Vaji i kërpit në kozmetikë

Vaji i kërpit është i pranishëm edhe në industrinë e kozmetikës, pasi është i pasur me nutriente të dobishme për lëkurën, përdoret për prodhimet kozmetike të trupit, si te fëmijët po ashtu edhe për të rriturit. Ai gjithashtu mund të përdoret për si përbërës për pastën e dhëmbëve, shampon, balsamin, si dhe në kremra.

Këto fara janë shumë të pasura me proteina. Mendohet gjithashtu se ato janë në gjendje të ndikojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe tumorale. Por mendohet se parandalojnë edhe sëmundje te tilla si alcajimer dhe parkinson. Mund t’i gjeni në tregun e erëzave.

Burimi: healthyfood /https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?