Njihuni me foshnjën që ka lindur dy herë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Lynlee Boemer është foshnja që ka lindur dy herë. Kur të rritet ajo ka të drejtën ta festojë ditëlindjen dy herë në vit. 12 javë para se të vinte në jetë si të gjithë foshnjat e tjerë, Lynlee është nxjerrë njëherë nga mitra e nënës për t’iu nënshtruar një operacioni të vështirë.lynlee-boemer

Kur ishte vetëm 16 javësh shtatzënë, nëna e saj, Margaret Boemer, zbuloi se foshnja që po priste ishte prekur nga tumori. Shpresa e saj e vetme ishte që mjekët të kryenin një operacion për heqjen e tumorit. Ata kryenin një operacion jetë a vdekje, ku hapën mitrën, hoqën fetusin, që në atë kohë peshonte rreth 500 gramë, dhe hoqën tumorin. Më pas e futën fetusin në mitër dhe e qepën.

12 javë më vonë lindi për herë të dytë vogëlushja Lynlee, nëpërmjet metodës së prerjes cezariane. Kur lindi ajo peshonte 2.4 kg.

Pas tetë ditësh, Lynlee iu nënshtrua një tjetër operacioni për të hequr pjesën e mbetur të tumorit “ teratoma”, lloji më i rrallë i kancerit që prek të sapolindurit. Ky lloj tumori prek 4 herë më shumë vajzat sesa djemtë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?