Përgatiti për gazetën “Shëndet +”: Elena Beta
Shumë kultura kanë vlerësuar përfitimet shëndetësore të fikut, duke e kategorizuar si simbol të paqes, pjellorisë dhe zhvillimit. Fiku është një nga bimët më të vjetra të kultivuara, si dhe referimi i parë i shkruar për të daton nga gjuha sumeriane në kohën e Mbretit Urukagina.
Me sa duket, fiku e ka origjinën nga Azia perëndimore dhe njerëzit futën përdorimin e tij në të gjithë Mesdheun. Spanjollët e çuan në Amerikë në vitin 1520 ku priftërinjtë misionarë spanjolllë i mbollën këto fruta dhe për të gjithë njiheshin si fiq kalifornie.
Ka referenca të shumta për fikun edhe në Bibël. Mbreti hebre, Hezekia, iu nënshtrua një trajtimi me fik, në zonat e infektuara dhe u shërua nga plagë të rrezikshme për jetën.
Këto fruta janë përshkruar edhe në afresket e Egjiptit të lashtë dhe ishin jashtëzakonisht popullore në Greqinë e lashtë dhe Arabi. Për më tepër, ato janë përdorur në trajtimin e plagëve, malaries, etheve, lebrës, fruthit, tumoreve, dhe sifilizit nga mjekët e lashtë.
Fiku mund të jetojë dhe të prodhojë frute për rreth 2 shekuj me radhë, nëse rritet në kushte të favorshme.
Fiqtë e freskëta janë në dispozicion nga qershori deri në tetor. Ata janë më të mirë, kur janë të pjekur, pasi janë të larta në antioksidantë. Mund t’i ruani në frigorifer, ku mund të qëndrojnë për 2-3 ditë. Gjithmonë duhet t’i lani para konsumit.
Fiqtë janë të pasura në ushqyes të rëndësishëm, si vitamina A, C, B1, B3, PP,pektin, proteina, acide organike, celulozë, hekur, natrium, kalcium, kalium, fosfor, magnez. Fosfori dhe hekuri janë jetike për funksionimin e duhur të muskujve të zemrës, ata rrisin sistemin imunitar dhe përmirësojnë shëndetin.
Gjethet e fikut janë të larta në flavonoide: Gjithashtu, ekstraktet e psoralen dhe vajrat esenciale kanë efekte të fuqishme antibakteriale dhe antifungale. Për më tepër, fiqtë kanë veti të forta anti-diabetike.
Fiqtë ndihmojnë në tretje: Fiqtë janë të pasura me fibra të tretshme dhe të patretshme. Fibrat rregullojnë dhe kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe përmirësojnë tretjen.
Mbajnë në kontroll presionin e lartë të gjakut: Fiqtë janë të pasura me kalium, i cili rregullon presionin e gjakut dhe parandalon hipertensionin.
Parandalojnë kancerin: Këto fruta përfshijnë fitokemikale të cilat shërbejnë për të parandaluar kancerin.
Burimi: healthyfoodhouse/shëndeti.com.al


