Njihuni me kirurgen më të vjetër në botë – mbush 90 vjeç këtë vit

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Edhe pse së shpejti mbush 90 vjeç dhe mban mbi kurriz më shumë se 10 mijë operacione, nuk e ka në plan të dalë në pension. Alla Ilyinichna Levushkina është kirurgia ruse më e vjetër në botë, e cila ka punuar me bisturi në dorë për 68 vite dhe akoma vazhdon të asistojë në operacione në një spital afër Moskës.

89-vjeçarja është vetëm 150 cm e gjatë, dhe i është dashur të ngjisë një shkallë për të arritur pacientët.

Ajo ka punuar në shërbimet ajrore mjekësore për 30 vite, ku trajtonte pacientët që jetonin në zonat e thella të Rusisë.

“Të qenët mjek nuk është një profesion, por një mënyrë jetese”, u shpreh ajo gjatë një interviste të dhënë për një radio ruse, ku u pyet përse nuk ka dalë akoma në pension.

“Nëse ndaloj së punuari, kush do t’i kryejë operacionet?”

Një paciente tregon për radion Lite FM: “Në fillim nuk kisha besim tek një kirurge kaq e vjetër, por, pasi më shkundi me duart e saj të forta, më ikën të gjitha dyshimet”.

Alla e konsideron veten si një “kalë garues”, pasi mbushet me energji sapo hyn në dhomën e operacionit”.

Ajo do të mbushë 90 vjeç më 5 maj.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?