Njihuni me mamanë dhe djalin që jetojnë pa duar!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

pa duarwLinda Bannon dhe djali i saj Timmy janë dëshmia se çdo pengesë mund të kapërcehet.

Linda ka lindur pa krahë, për shkak të një çrregullimi të rrallë gjenetik të quajtur Holt-Oram. Ajo në fillim përdorte gjymtyrët protezë për t’u veshur apo për të kryer veprime të tjera, por në fund u ndal dhe vendosi të mësojë se si të jetojë me gjendjen e saj, duke përdorur këmbët për aktivitetet e përditshme.

Ajo mund të bëjë çdo gjë me këmbët e saj: të gatuajë, të lajë enët, si dhe të ndihmojë djalin të vishet. Djali i Lindës, 9-vjeçari Timmy ka lindur gjithashtu pa krahë, dhe ashtu si Linda po mëson të jetojë pa to. Falë vendosshmërisë që tregoi, ai tani noton rregullisht, luan në kompjuter, merr mësime mbi artet marciale dhe luan në kitarë. Linda thotë se djali i saj është “ashtu si çdo fëmijë tjetër.”

son eNjë nënë dhe djalë të lindur pa krahë,  janë një sfidë për çdo familje, por Linda tha se bashkëshorti i saj Rich ka qenë tepër mbështetës, duke pranuar plotësisht gjendjen e saj. Të dy u martuan në vitin 2004.grua

Linda planifikon të bëhet instruktore për njerëzit me aftësi të kufizuar,  për t’i ndihmuar ata të ndihen të përmbushur dhe të kenë jetë të lumtur.

Burimi: http://firsttoknow.com/https://shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?