Njihuni me “superushqimin” më të ri në treg!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

bukeProfesori Zhou Weibiao, një shkencëtar i ushqimit në Universitetin Kombëtar të Singaporit, ka dalë në përfundimet se buka e bardhë çregullon nivelet e sheqerit në gjak dhe është e lidhur me shtimin në peshë. Shkurt: armiku kryesor i njerëzve që duan të ushqehen shëndetshëm.

Përgjigja Zhou për këtë problem? Ai ka shpikur një bukë të purpurt.

Sipas studimeve më të fundit në këtë fushë, buka e bardhë tretet shumë shpejt, rrit nivelin e sheqerit në gjak dhe është një nga faktorët kryesorë që shkaktojnë obezitetin.

Problemi më i madh me bukën që përdorim është indeksi i lartë i glicemisë; sheqeri që ajo përmban futet menjëherë në gjak duke e rritur mjaft nivelin e sheqerit edhe aty. Veç kësaj, tretja  e shpejtë e saj bën që njerëzit, pa e kuptuar, të konsumojnë shpesh më tepër bukë se sa duhet.

“Sfida ishte për të parë nëse ne mund të ndryshonim formulën e bukës, pa ndryshuar cilësinë e bukës të bardhë për njerëzit që me të vërtetë e duan atë”, thotë Zhou.

Ai vendosi të merrte anthocyanins nga orizi i zi, që i jep këtij drithi cilësitë e vyera antioksidante dhe e futi atë në bukë.

Shtimi i këtij përbërësi në bukë jo vetëm i jep asaj ngjyrën e purpurt, për shkak të një reaksioni kimik, por ngadalëson tretjen me 20 për qind.

Veç kësaj, 80 për qind e cilësive të antioksidantëve ruhen në koren e bukës dhe në tulin e saj kur piqet në 200 gradë celsius.

“Nëse doni të shijoni cilësinë e bukës së bardhë dhe të ngadalësoni tretjen, kjo ndoshta është formula e duhur, – thotë Zhou. – Dhe ngjyra nuk është aq e keqe”.

Burimi: http://www.healthysuite.net/https://shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje