Njihuni me “trendin” e ri që ju forcon shikimin!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

sy“Joga për sytë”është një prirje e re që mund t’ju ndihmojë në përmirësimin e shëndetit të syve. Ajo përfshin ngrohjen e syve rregullisht. Besohet se kjo mënyrë lehtëson thatësinë në sy, sy  dhe është tepër efektive për përdoruesit e kompjuterit. Kjo teknikë e ngrohjes e kombinuar me ushtrimet e duhura mund të bëjë mrekulli për sytë tuaj.

Por si funksionon kjo metodë? Nëpërmjet këtyre ushtrimeve përmirësoni shëndetin e syve!

Ushtrimet e mëngjesit:

TEORIA: Bëni një stërvitje të muskujve sy.

PËR USHTRIMIN: Uluni këmbëkryq dhe përqëndrohuni tek frymëmarrja. Shikoni lart dhe poshtë pesë herë dhe të mbyllni sytë. Hapni sytë, shikoni majtas dhe të djathtas pesë herë, pastaj mbyllini përsëri.

Hapni sytë, shikoni në të djathtë e sipërme dhe në të majtën e poshtme pesë herë, pastaj mbyllini sytë. Hapini përsëri, shikoni në të majtë e sipërme dhe të poshtmen e djathtë pesë herë dhe mbyllni sytë përsëri. Fërkoni duart së bashku dhe vendosini mbi sytë tuaj. “Ngrohja e duarve dhe vendosja e tyre në sy mund të ndihmojë stimulimin e lotëve tek sytë e thatë.”

Një tjetër ushtrim për muskujt e syve:

TEORIA: Duke u fokusuar në objekte në distanca të ndryshme, ju ushtroni sytë dhe i mbroni ata nga lodhja.

PËR USHTRIMIN: Mbani një stilolaps në gjatësinë e krahut. Përqëndroni shikimin tuaj në majë të stilolapsit dhe ngadalë silleni atë më afër hundës tuaj.

Përsëriteni pesë deri në dhjetë herë. Kjo ndihmon për të përmirësuar fokusin me kalimin e kohës – kjo quhet konvergjencë dhe forcon muskujt e syrit.

Si të largoni papastërtitë nga syte me këtë ushtrim:

TEORIA: Lotët i pastrojnë sytë, largojnë çdo mbeturinë.

PËR USHTRIMIN:Uluni këmbëkryq mbi një jastëk, 1m larg nga një qiri të ndezur dhe ngulni sytë në flakë, derisa të fillojnë të lotojnë. Pastaj pushoni për dhjetë minuta.

Ekspertët paralajmërojnë se në qoftë se ndjeni siklet duke bërë ushtrimet, ndaluni menjëherë.

‘Yoga për sytë” ka kohë që janë menduar për të ndihmuar shëndetin e syrit “, thotë trajneri i jogës Lindsay Jay. “Klientët e mi ishin të befasuar, por kjo ka kuptim, yoga mund të përmirësojë fuqinë e syve dhe fleksibilitetin e tyre”, tha Jay për mediat.

Burimi: Dailymail/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

5 ushqime të zakonshme që janë të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme