Njihuni me trendin më të ri të grimit. Ja si ta aplikoni!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta        

grim natyralTrendi më i ri i grimit ka edhe një term shumë interesant “non-touring”.

Ai është i përkryer për të gjithë ata që duan ta kenë një pamje të freskët, pa harxhuar tonelata të tëra të pudrës dhe korrektorit.

Kjo teknikë ka hasur në një pranim të mirë, dhe dkëtë e dëshmon fakti që të famshmet, si Gigi Hadid, Kendall Jenner dhe Jennifer Lopez, kanë filluar ta përdorin këtë teknikë më së shumti. Grimuesja e të famshmëve, Renee Sanganoo, e ka komentuar teknikën e re të grimit: “Ju e dini se keni grim, por atë nuk mund ta shohë askush… duket shumë më e natyrshme sesa teknikat e tjera të grimit”.

Esenca e kësaj metode qëndron te zvogëlimi i sasisë së produkteve dhe aplikacioneve që i përdorni. Produktet që do t’ju nevojiten janë fondatina, kremi hidratant dhe ruzhi. 1. Përgatiteni lëkurën me fondatinë sipas përzgjedhjes tuaj – i cili do të përshtatet me tipin e lëkurës dhe teksturën e saj. 2. Vendoseni fondatinën në nuancën të cilën e përdorni. Më pas vendosni kremin hidratues për fytyrën. Në fund, pjesa më interesante – vendosja e ruzh-it. Thjesht, vendoseni atë në vendet që “goditen” të parat nga dielli, e ato janë maja e hundës, mollëzat e faqeve dhe thellimi mbi buzën e sipërme. Vendoseni me ndihmën e një firçe dhe kjo është e tëra. Keni fituar një pamje të freskët dhe të shkëlqyeshme të fytyrës, e cila mbi të gjitha është natyrale.

Burimi: glamour/https://shendeti.com.al

 

                      

 

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet