Njihuni me ushqimet që forcojnë kockat!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

PotatoKur është fjala për kockat dhe shëndetin e tyre, dieta ushqimore e pasur me vitamina dhe kalcium është kushti themelor për evitimin e komplikacioneve të ndryshme në të ardhmen.

Përveç produkteve të qumështit, që dihet pothuajse nga të gjithë se përmbajnë kalcium me tepricë,ekzistojnë dhe alternativa të tjera, njëlloj të dobishme për rritjen e nivelit të kalciumit në trup.

Bananet:

Kjo frutë tropikale është e njohur si minierë kalciumi, edhe pse ajo shpesh “harrohet” të përshihet në listën e ushqimeve për kocka të shëndetshme. Megjithatë një frutë banane në mesatare ka 422 miligramë kalcium, që është një shifër që nuk duhet të injorohet.

Vitamina D:

Vitamina D nuk i forcon drejtpërdrejt kockat, por ndihmon në absorbimin më të mirë të kalciumit në zorrë. Kështu duke shtuar një porcion salmon disa herë në javë në ushqimin tuaj  do t’i forconi edhe kockat. Të rriturit kanë nevojë për 600 njësi ndërkombëtare vitaminë D, ndërsa një porcion salmon ofron 450 njësi.

Produktet e sojës:

Produktet e sojës janë të pasura me proteina dhe preferohen për të shtuar nivelin e kalciumit në gjak. Një person i rritur çdo ditë duhet të konsumojë rreth një mijë miligramë kalcium. Një filxhan kafe i mbushur me fara të sojës përmban rreth 260 miligramë kalcium dhe 100 miligramë magnez.

Patatet:

Patatet kanë më pak kalori se orizi dhe pastat dhe janë të pasura me shumë vitaminë C. Ato janë po ashtu burim i mirë i vitaminës B, magnezit, kaliumit, zinkut dhe bakrit. Kanë pak kalori, nuk kanë kolesterol, ndërsa fibrat që përmbajnë ndihmojnë të ulet kolesteroli ekzistues.

Bajamet:

Bajamet që konsumohen gjatë dijetave ka ndikim të përsosur në nivelet e yndyrës në gjak(kolesterolit), sipas një studimi klinik nga Dr.Gene Spiller, drejtor I qendrës për hulumtime dhe studime në shëndetësi. flavonoidet në sipërfaqen e bajameve, rrisin sinergjinë, me vitaminë E, duke zvogëluar rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Bajamet janë të pasura me kalcium dhe ndihmojne për t pasur kocka të forta dhe të shëndetshme.

Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?