Përgatiti për gazetën “Shëndet +”: Elena Beta
Për nga bukuria e tyre, arkitektura, historia, këto janë vendet që të lënë “pa mend” dhe ku çdokush ëndërron të kalojë një ditë. Vendin e parë, sipas ekspertëve të “National Geographic”, e zë Vila e Versajës në Francë. Ky kopësht është një nga më të famshmit në botë.
Kopështi botanik në Kew, Angli është ndërtuar në mes të 132 hektarëve tokë, serat janë një tipar karakteristik i këtyre kopshteve. Nën kupolat e tyre, shkenca britanike erdhi në mënyrë elegante 16 km larg Londrës. Në të ndodhen pemë më shumë se 150-vjeçare. Poshtë xhamit të pjerrët të çatisë së “Palm House” rriten pema e baobabit dhe orkide vaniljeje.
Kopshtet Butchart, Vankuver, janë shembulli ekzakt i projektit të suksesshëm të bonifikimit. Toka e përdorur për vite me radhë nga fabrika e çimentos Portland në 1904-n e kishte ezauruar vlerën e saj si gurore. Gruaja e pronarit të fabrikës së çimentos, Jennie Butchart, e mbushi hapësirën me dhe të marrë nga fermat e afërta. Vizioni i saj u zgjerua deri në 22 hektarë, e mbushur me 700 lloj bimësh të lulëzuara nga marsi në tetor.
Një nga kryesuesit e Rilindjes Italiane vendosi të krijonte jetën e tij në Tivoli, duke e shndëruar një manastir të rrënuar , në një vilë madhështore, VILA d`Este . Ajo u zbukurua dhe u shndërrua në një nga vilat më komplekse dhe më të bukura të botës. Kohët e fundit e listuar nga UNESCO si një nga 31 qytetet më historike dhe artistike të Italisë. “Fontana del Bicchierone”, shatërvani “Rometta” (që është miniaturë e ulkonjës me Romulin dhe Remon ) të rrethuara me zambak, përbëjnë një nga shatërvanet më magjepsëse.

Kopshet e vilës “Ephrussi de Rothschild” Francë. Në fillim të viteve 1900 Beatriçe Ephrussi, baronesha e Rothschild, ndërtoi një vilë në stilin Venise, të rrethuar nga kopshte frymëmarrëse përtej detit.
Shtigjet gjarpërore kalonin përmes 7 kopshteve (ku kopshti kryesor është ai i Francës, të mbuluara me zambak e shatërvane, “kërcimtare” dhe me Tempullin e Dashurisë, të ngjashme me atë të Versajës) Gjithashtu aty ndodhen kopshte provinciale të mbushur me pemë ulliri dhe livando, një kopësht i gdhendur me gurë e skulptura të mëdha që përshtateshin me vilën. Përveç kopshit të Francës ndodhet dhe një spanjoll, japonez e fiorentin.
Kopshti “The Master of Nets” në juglindje të Kinës, i quajtuar Uangshijan, u projektua gjatë dinastisë Song, në vitet 960- 1270. Sallat, dhomat muzikore, pemët e bambusë janë ushtrim i harmonisë natyrore. Sektori qendror është një botë e vogël brenda vetes, ku ka grumbuj gurësh të verdhë që duken si male, dhe një urë e vogël e quajtur “udhëheqësja drejt qetësisë”.
Kopshi i lumturisë “Sans Suoci” Gjermani. Frederiku i Madh i Prusisë, ndërtoi një pallat të shkëlqyer për të kaluar kohën gjatë stinës së verës, ku mund të jetonte pa e vrarë mendjen. Buste të perandorëve romakë, statuja dekorative, një shtëpi çaji kineze që mbushnin territorin.
Kopshti Stourhead, Angli. Sipas anglezëve të shekullit XVIII, sa më klasike të ndërtohej aq më mirë do ishte. Stourhead është një shembull i mirë i bukurisë, që kur Henri Hoare i Dytë, i ndërtoi kopshet duke shndërruar rrënojat dhe ndërtesat klasike ashtu si Panteoni dhe Tempulli i Apollos.





