Përgatiti për gazetën “Shëndet +”: Elena Beta
Panxhari është një nga përbërësit më të dashur në ushqim. Por njëkohësisht është edhe arma sekrete për energji.
Panxhari i kuq përmban nivel të lart të nitrateve, madje 20 herë më shumë se çdo perime tjetër, i cili ndikon në uljen e tensionit të gjakut.
Studimet kanë treguar se si nitratet po ashtu rrisin qëndrueshmërinë. Nitratet punojnë në sinergji me antioksidantët që përmban panxhari për të reduktuar oksigjenin e nevojshëm për muskujt. Kjo u mundëson të punojnë në mënyrë më efektive dhe ngadalëson lodhjen.
Kjo zarzavate është shumë e pasur me hekur dhe u rekomandohet personave anemike, sepse mbron rruazat e kuqe të gjakut dhe rrit elasticitetin e enëve të gjakut. Në atë formë përmirëson qarkullimin e gjakut në organizëm.
Panxhari përmban sasi të caktuar të kobaltit i cili merr pjesë në formimin e vitaminës B12. Këtë vitaminë e përmbajnë vetëm prodhimet nga mishi dhe nuk e ka asnjë nga perimet e tjetra përveç panxharit të kuq. Për këtë arsye u rekomandohet sidomos vegjetarianëve, për të marre sasinë e nevojshme të vitaminës B12, e cila merr pjesë në krijimin e eritrociteve në gjak.
Nutricionistet sugjerojnë që të konsumohet i freskët ose si lëng i cili do të përzihej me ndonjë peme tjetër. Lëngu i panxharit të kuq përmban komponentë nga grupi i nitrateve i cili ul tensionin e gjakut. Nuk rekomandohet gjatë osteoporozës ose nëse keni probleme me gurët në veshke, sepse ul absorbimin e kalciumit në organizëm.
Burimi: healthyfood/ shëndeti.com.al


