Njihuni me zarzavatet “mrekulli”

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

asparageSipas një studimi të shkollës mjekësore të Harvardit, duke ngrënë shumë perime të freskëta, mund të keni përmirësime në dietën dhe shëndetin tuaj. Këtu janë disa perime shumë të mira të cilat shërbejnë për të rritur sistemin tuaj imunitar dhe të  rrisin shijen e ushqimeve:

Shparg: ka shumë folate, fibër dietik, dhe hekur. Ky perim përmban selen, i cili zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të fshikëzës, zorrës së trashë, gjirit, rektumit, prostatës, dhe kancerit të mushkërive.  242 g shparg, ofron 74% të vitaminës C dhe 25% të hekurit.

Për të shmangur humbjen e shijes dhe elementëve ushqyes të shpargut, nuk duhet ta gatuani atë. Piqeni vetëm 10 deri në 15 minuta në furrë në 400 F (204 C).

Spinaqi: është i ulët në yndyrë dhe kolesterol, ndërsa është shumë i pasur me zink. Ai është i njohur për nxitjen e sistemit imunitar dhe për përshpejtimin e proceseve shëruese në trupin tuaj. Spinaqi është gjithashtu një burim i mirë i proteinave, fibër dietik, folate, hekur, magnez. Në vetëm 30 g, merrni 56% të vitaminës A dhe 14% të vitaminës C.

Ju mund të përdorni spinaq në sallatë, duke e zier në  avull për disa minuta. Është e rëndësishme që para se ta përdorni atë në ushqim ta pastroni mirë.

Panxhari: përmban një sasi të konsiderueshme të kaliumit, folate dhe vitamina C të cilat kanë shumë pak kalori (rreth 50 për filxhan).

Panxharin mund ta piqni në furrë për të ruajtur ëmbëlsinë natyrore të panxharit. Ju mund ta përdorni atë në sallatë me disa karrota, rrush dhe salcë të ëmbël ose shtojeni atë në supë.

Burimi: organiclifestylemagazine/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?