Nuk po humbisni peshë? Hani bajame

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Shumë prej nesh “luftojmë” për të mbajtur një dietë të balancuar. Ne duam të humbim peshë dhe të qëndrojmë në formë, por nuk mund të jetojmë pa ëmbëlsira apo patatina. Një studim i ri ka zbuluar se gjithçka që na nevojitet për të rënë në peshë është të zëvendësojmë patatinat me bajamet.bajame Sipas studiuesve tek Universiteti i Floridës, nëse konsumoni një grusht bajame në ditë, zëvendësoni kaloritë boshe, ulni kripën dhe rrisni proteinat. Studimi tregon se përfshirja e bajameve në dietën e një personi mund të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm.

Shkencëtarët kryen një studim tek disa vullnetarë për të parë ndikimin që mund të kenë bajamet tek një person. Ata analizuan të dhënat e mbledhura nga 28 prindër dhe fëmijë në Florida. Për tre javë, prindërit dhe fëmijët konsumuan 42 gramë bajame çdo ditë. Në fillim të studimit shkencëtarët matën indeksin e të ngrënit shëndetshëm si tek fëmijët ashtu edhe të rriturit. Niveli mesatar i indeksit tek prindërit ishte 53.7 (plus ose minus 1.8), ndërsa tek fëmijët ishte 53.7 (plus ose minus 2.6. Pas 14 javësh, niveli mesatar i indeksit tek prindërit u rrit 61.4 (plus ose minua 1.4), ndërsa tek fëmijët u rrit 61.4 (plus ose minus 2.2).

Përveç kësaj, u rritën gjithashtu pikët për nivelin e proteinave dhe u ulën pikët për kaloritë boshe dhe nivelin e kripës.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë