Nuk zbatuan urdhrin e MSH-së, gjobë për institucionet arsimore jopublike

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka kryer inspektime në disa institucione jo publike të arsimit parauniversitar dhe universitar në të gjithë vendin për të parë nëse i janë bindur urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave deri më 16 janar, si pasojë e epidemisë gripale.

Në një njoftim për shtyp, ISSH bën me dije se më 11 janar janë kryer inspektime në 54 çerdhe dhe kopshte jo publike dhe 32 institucione jo publike të arsimit parauniversitar dhe universitar në të gjithë vendin.

“Gjatë inspektimeve është marrë 1 (një) masë administrative me vlerë 100 000 lekë ndaj institucionit arsimor jo publik “Drilus”, Fier për moszbatim të urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë”, njofton ISSH.

Një javë më parë ministria e Shëndetësisë urdhëroi të gjithë institucionet arsimore të qëndronin të mbyllura si masë për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive (lexo këtu). Shkelja e këtij urdhri është pasuar me gjobë për subjektet në fjalë.

Sipas ISSH-së, inspektimet do të vazhdojnë deri më datë 14 janar 2017./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim