Nutricionistja tregon kohën kur duhet të pini kafen e fundit për të bërë një gjumë të mirë

Shumë prej jush mund të zgjidhni ta nisni ditën tuaj duke pirë një kafe, me idenë se stimulon energjinë e mirë gjatë ditës. Edhe pse kjo mund t’iu duket zgjidhja më ideale, të tjerë mendojnë ndryshe duke mos e quajtur si një lëvizje të zgjuar për aktivitetin e trurit, gjithnjë pas zgjimit nga gjumi.

Kështu e gjykon dhe nutricionistja Nichola Ludlam-Raine, e cila shpjegon dhe arsyet pse konsumi i kafeinës mund të ndikojë në shumë aspekte, sidomos kur vjen momenti për t’iu drejtuar shtratit në mbrëmje vonë.

“Oraret janë shumë të rëndësishme. Ndaj nëse e keni të pashmangshme pirjen e kafes, sugjerohet mos ta konsumoni shumë herët. Një zgjidhje për ju mund të jetë mesi ose fundi i mëngjesit, kryesisht mes orës 9 e 30 minuta dhe orës 11 e 30 minuta. Kjo lidhet kryesisht me hormonin e vigjilencës, i cili në orët e para të mëngjesit është i lartë dhe nëse pini menjëherë kafe, niveli i kortizolit fillon të bie”, rekomandon Ludlam-Raine.

Ekspertja ndalet gjithashtu dhe në orët e pasdites, duke kërkuar me mirëkuptim që konsumuesit e kafesë të jenë tepër të kujdesshëm në momentet kur afron mbrëmja.

“Shmangeni pirjen e kafes në orët e vona, ose përpara se të shkoni në shtrat. Tregoni më kujdes nëse jeni të ndjeshëm ndaj kafeinës, pasi mund t’iu lerë pa gjumë. Kafeina ka ndikim të ndryshëm në njerëz të ndryshëm, ndaj nëse shikoni se ka efekt tek ju, më mirë shmangeni. Më e mira e mundshme është që të pini një kafe rreth orës 3:00 të mesditës. Për ju që e keni më problem këtë pjesë, shmangeni pas orës 2:00 dhe 3:00 të drekës për t’u siguruar që mos t’iu cënojë gjumin gjatë natës”, përfundon mendimin e saj nutricionistja./mirror.co.uk

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës