Obezë të shëndetshëm? Nuk ekzistojnë

obezetShprehja “obezë, por të shëndetshëm”, që nënkupton se ka njerëz që janë mbi peshë, por që gjithsesi i kanë mirë gjithë parametrat e tjerë shëndetësorë, është një mit i rremë. Kjo gjë bëhet e ditur nga një kërkim i Institutit të Kërkimeve të Torontos në Kanada, i publikuar këtë muaj. Sipas tij, personat obezë kanë një rrezikshmëri më të lartë vdekjeje krahasuar me ata që kanë peshë normale.

Kërkuesit ka bërë një rishikim sistematik të të gjitha studimeve mbi këtë temë të publikuara që prej vitit 1950 duke e shoqëruar me tri nivelet e masave të trupit: normal, mbipeshë dhe obezë dhe kanë parë rrezikun e vdekjes dhe problemet kardiovaskulare në afat të gjatë kohor.

“Studimi ynë, – thonë autorët, – ka treguar se edhe personat obezë me metabolizëm të shëndetshëm kanë një rrezik më të lartë për të vdekur nga problemet kardiovaskulare nëse krahasohen me ata me peshë normale. Kjo sugjeron se rritja e peshës së trupit, edhe pa probleme metabolike, nuk është një gjendje e shëndetshme”.

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?