Obeziteti tek fëmijët, këshilla për prindërit

Për gazetën “Shëndet+”, Zerina Sheme, pediatre

Epidemia më e re që ka pushtuar planetin është obeziteti tek fëmijët. Ky problem ndikohet nga këta faktorë: kushtet e jetesës, mënyra e ushqyerjes dhe trashëgimia.

obez femijetSipas Organizatës Botërore të Shëndetit , 17% e fëmijëve të moshës 2-18 vjeç janë mbipeshë. Kur shtesa e peshës kalon vlerën 30% kjo quhet sëmundje e obezitetit. Vlen për t’u theksuar se këta fëmijë janë një kontigjent i rrezikshëm për t’u bërë të sëmure kronikë në të ardhmen.

Sëmundjet që shkaktohen nga obeziteti janë: sëmundjet e zemrës, tensioni i lartë i gjakut, skleroza, diabeti, kanceret e ndryshme, sëmundjet e aparatit tretës.

Këshilla:

  • Prindër, bëhuni një shembull i mirë për fëmijën tuaj. Edukojini të hanë sa më tepër gatime të freskëta shtëpie.
  • Përdorni gatime me përmbajtje të lartë fibrash.
  • Ushtrime të përditshme fizike
  • Mënjanoni konsumin e yndyrnave shtazore si gjalpë, dhjamë.
  • Kufizoni marrjen e fast food-eve që kanë përmbajtje të lartë kolesteroli dhe kripërash
  • Mos pini duhan dhe alkool
  • Merrini të gjitha vaktet, por pa e tepruar masën.
  • Përdorni fibra dhe zarzavate

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës