Onkologu paralajmëron se përdorimi i këtyre vajrave lidhet me kancerin agresiv të gjirit

Vajrat popullorë të gatimit të përdorura nga miliona njerëz mund të rrisin rrezikun e një forme agresive të kancerit të gjirit, ka paralajmëruar një ekspert i kencerit në Britani.

Mjekët besojnë se acidi linoleik, një yndyrë e zakonshme në vajrat e farave si soja, luledielli dhe misri, reagon me nxehtësinë duke ndihmuar qelizat e kancerit të rriten dhe të shumohen.

Prandaj, kuzhinierët në shtëpi duhet të ‘ moderojnë’ konsumin e vajit të farës, ‘veçanërisht individët me rrezik të lartë’, këshilloi onkologu profesor Justin Stebbing.

“Shumë vajra si vaji i ullirit përmbajnë më pak acid linoleik”, shtoi ai.

Në një raport të ri, profesori Stebbing, i cili ka udhëhequr një kërkim novator në trajtimet e kancerit, përshkroi një studim të fundit që theksonte rrezikun e kancerit nga vajrat e farave si ‘të rëndësishëm’.

Hulumtimi, i publikuar nga Weill Cornell Medicine në Nju Jork, zbuloi se acidi linoleik mund të mbistimulojë ‘qendrën e kontrollit’ në qeliza duke ndihmuar në rritjen e qelizave të kancerit të gjirit.

Shkencëtarët e zbuluan këtë duke ushqyer minj me një dietë me vaj me acid linoleik. Ata zbuluan se ata në grupin e vajit zhvilluan tumore më të mëdha se kafshët që nuk konsumonin acid linoleik.

Dr. John Blenis, autori i studimit tha: “Tani e dimë se acidi linoleik ushqen rritjen e qelizave kancerogjene në një mënyrë shumë specifike. Ky zbulim hedh dritë mbi mënyrën se si të përcaktohet se cilët pacientë mund të përfitojnë nga rekomandimet specifike të ushqimit.”

Profesor Stebbing vuri në dukje se, “gjetjet, megjithëse të rëndësishme, kërkojnë interpretim të kujdesshëm për të shmangur alarmin e panevojshëm”.

Ai shtoi: “Gjetjet nuk garantojnë shmangien e plotë të vajrave të farave, por sugjerojnë moderim dhe selektivitet, veçanërisht për individët me rrezik të lartë.“

Konsideroni gjithashtu të hani më shumë fruta dhe perime si pjesë e një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

Një dietë e ekuilibruar, me ushqime të plota mbetet një gur themeli i rëndësishëm i parandalimit të kancerit dhe një strategji që të gjithë mund të adoptojnë./Dailymail-shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet