Ora biologjike e meshkujve: Pas kësaj moshe ulen shanset për t’u bërë prindër

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Nuk janë vetëm gratë që duhet të shqetësohen për tik-takun e orës biologjike. Meshkujt gjithashtu që presin të 40-at për t’u përpjekur që të bëhen baballarë mund të ulin shanset e të bërit prindër me më shumë se 1/3. Një studim amerikan ka zbuluar se meshkujt e moshës 40-42 vjeç me një partnere femër që është nën 30 vjeç kanë 46% shanse për t’u bërë prindër. Kjo përqindje është më shumë se 1/3 më e ulët se 73% tek meshkujt e moshës 30-35 vjeç.

Ekspertët mendojnë se ADN-ja e spermës fillon të dëmtohet me kalimin e moshës, dhe kjo shpjegon edhe rrezikun e lartë që kanë burrat më të moshuar për të lindur fëmijë me autizëm ose skizofreni.

Meshkujt e moshës 40-42 vjeç kanë 1/5 më pak probabilitet për t’u bërë prindër se para ditëlindjes së 30-të, sugjeron studimi.

Për studimin shkencëtarët analizuan të dhënat e gati 8000 çifteve në një klinikë në Boston mes viteve 2000-2014.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?