Organet e njeriut do të rriten brenda trupit të derrit

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Shkencëtarët amerikanë po përpiqen të rrisin organet e njeriut brenda organizmit  të derrit. Ata do të injektojnë qelizat staminale të njeriut tek embrionet e derrit me qëllimin për të rritur një pankreas të krijuar pothuajse nga të gjitha qelizat e njeriut brenda embrionit të derrit.derr

Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë kanë krijuar një “vend të ngrohtë gjenetik” tek ADN-ja e derrit, ku do të kenë mundësi të injektojnë qelizat staminale të njeriut brenda embrionit të derrit.

Shkencëtarët shpresojnë që fetusi të rrisë një pankreas me qelizat e njeriut. Ekziston pak frika se mos qelizat e njeriut emigrojnë tek truri i derrit, duke e bërë këtë kafshë më shumë njeri.

“Shpresa jonë është që embrioni i derrit të zhvillohet normalisht, në mënyrë që pankreasi të krijohet vetëm nga qelizat e njeriut dhe të mund të përdoret për transplant tek pacientët”, shprehet prof. Pablo Ross, biolog i shëndetit riprodhues dhe njëkohësisht drejtuesi i studimit.

“Mendojmë që mundësia është shumë e vogël që të rritet truri i një njeriu”.

Derrat mendohet të jenë një inkubator biologjik ideal për rritjen e organeve të njeriut, dhe mund të përdoren jo vetëm për të rritur pankreasin, por edhe zemrën, mëlçinë, veshkat, mushkëritë dhe korneat e syrit.

Sipas prof. Pablo Ross, transplantimi i këtyre organeve mund të bëhet pa ndihmën e medikamenteve që kanë efekte anësore.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?