Pacienti merr flakë gjatë operacionit

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

operacion_flake

Një pacient është përfshirë nga zjarri ndërsa ndodhej në sallën e operacionit. Zjarri ka shpërthyer nga shkëndija e një pajisjeje në sallën e operacionit, e cila ishte e lidhur me maskën e oksigjenit. Si rezultat i sasisë së lartë të oksigjenit, zjarri ka përshkallëzuar duke përfshirë edhe pacientin që po i nënshtrohej operacionit.

Një incident i tillë ka ndodhur në Qendrën Mjekësore Langone në Nju Jork. Sipas të përditshmes amerikane New York Post, kjo qendër është hedhur në gjyq për mungesë të masave të sigurisë. Deri tani nuk janë zbuluar shumë detaje në lidhje me pajisjen e përdorur apo llojin e operacionit që i është nënshtruar pacienti.

Hetuesit thonë se ka pasur një mungesë komunikimi midis kirurgut dhe anestezistit, i cili nuk e ka ditur se pajisja do të përdoret së bashku me oksigjenin.

Në SHBA raportohen shumë raste të tilla të ngjashme të zjarreve në sallat e operacionit për shkak të nivelit të lartë të oksigjenit.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?