Pacientja me kancer paralajmëron gratë: Kontrolloni këtë shenjë në gjoks

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Gjëndra në gjoks është një nga treguesit më kryesor të kancerit të gjirit. Simptoma të tjera janë ndryshime në formën, madhësinë dhe temperaturën e gjoksit, si dhe  sekretim të lëngjeve, ënjtje, gërryerje të lëkurës etj.

Ekspertët zakonisht rekomandojnë që të kontrollojmë për këto shenja, sidomos për gjëndrat, kur lahemi.

Ndërsa pacientja Hayley Browning ju sugjeron që të kontrolloni gjoksin edhe kur jeni ulur.

Në një postim prekës në Facebook, që është shpërndarë mijëra herë, Hayley, shpjegon “trukun” që mund të ndihmojë femrat e tjera.

“Po shpresoj të ndaj një truk timin me sa më shumë njerëz të jetë e mundur, pasi mund të ndihmojë për shpëtimin e jetës së dikujt.

Tri javë më parë, unë u diagnostikova me kancer në gji. Mund ta ndieja gjëndrën vetëm kur isha shtrirë dhe u zhdukte krejtësisht kur çohesha.

Shumë uebsajte ju thonë të kontrolloni për gjëndrat në dush, por, nëse do të kisha ndjekur këtë këshillë, gjëndra mund të rritej shumë dhe nuk do të kishte shërim. As kirurgu vetë nuk mund ta ndiente gjëndrën kur isha në këmbë.

Prandaj, kjo është një thirrje për të gjitha gratë, që të kontrollojnë gjirin e tyre ndërsa janë shtrirë”.

Ndërkohë që mendoj për udhëtimin e gjatë që më pret dhe kimioterapinë që më duhet t’i nënshtrohem, dua që ky mesazh i imi të arrijë tek sa më shumë njerëz dhe t’ju vijë sa më shumë në ndihmë”.

Ajo që Hayley ka ndarë me ne tregon se historia e çdo gruaje është e rëndësishme, dhe secila ka fuqinë të shpëtojë jetë njerëzish”.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet