Pacientja me kancer të tiroides paralajmëron: Mos e injoroni këtë shenjë në qafë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Tiroidja është një pjesë komplekse e trupit, prandaj është jashtëzakonisht e vështirë që të diagnostikohen sëmundje të tilla si Hashimoto, sëmundja Graves apo kanceri i tiroides. Përmes Twitter-it, një grua kërkon të ndërgjegjësojë njerëzit në lidhje me simptomat e kancerit të tiroides. Lorna Brown ka postuar një foto në Twitter, ku duket qafa e saj para dhe pas operacionit në tiroide.

Në postimin e saj të titulluar “Kanceri i Tiroides”, Brown shpjegon se fotoja në të majtë është shkrepur nga i vëllai gatu një vit para se ajo të diagnostikohej me kancer të tiroides.

“Mund ta shikoni qartë gjëndrën në qafë, këtu në foto. Pavarësisht kësaj, ne nuk e vumë re në atë kohë”, shkruan ajo.

Brown shpjegon se gjëndra në qafë ishte një shenjë e dukshme e kancerit të tiroides – diçka që ajo kurrë nuk  e kishte vërë re para diagnozës.

“Ju lutem, kontrolloni qafën”, këshillon ajo lëxuesit. “Shumë ciste të tiroides kanë beninje, megjithatë ka edhe malinje”. Të miat nuk ishin beninje, për fat të keq”.

Sugjerimi i Brown nuk duhet injoruar. Më shumë se 30 milionë amerikanë kanë çrregullime të tiroides dhe më shumë se 60 mijë diagnostikohen me kancer të tiroides çdo vit. Simptoma më e zakonshme e kancerit të tiroides është gjëndra e fortë në qafë. 2 në 3 raste të kancerit të tiroides shfaqen tek njerëzit nën moshën 55 vjeç, dhe 75% e këtyre rasteve shfaqen tek femrat.

Mos humbisni: Kanceri i tiroides, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Nuk dihet akoma me siguri çfarë e shkakton kancerin e tiroides. Për momentin, gjëja e parë që mund të bëni për të mbrojtur veten është të lexoni sa më shumë informacione mbi kancerin e tiroides dhe mos e injoroni çfarëdolloj ndryshimi që vëreni në qafë.

Burimi: Health / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara
Ministrja e Shëndetësisë: Nga shtatori, Check-Up mund ta bëjë çdo qytetar mbi moshën 35 vjeç
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Rritet ndjeshëm konsumi i barnave, në tremujorin e parë të vitit
Protesta/ Qytetari denoncon sistemin shëndetësor:Gjatë ndërhyrjes për tumor, spitali mbeti pa kondicionim