Pagjumësi, rënie flokësh, thonj të brishtë…ja çfarë ju mungon

Nuk keni përse të merrni tonelata me ilaçe për të qenë të shëndetshëm. Gjithçka që ju duhet është të ushqeheni shëndetshëm, të kryeni aktivitet fizik dhe të bëni një mënyrë jetese normale.

Me poshtë do gjeni disa receta për lëngje të shijshme dhe të shëndetshme njëkohësisht. Këto lëngje janë të pasura me vitamina dhe minerale, dhe mund t’i përgatisni lehtësisht në shtëpi.

Spinaq, banane dhe limon

Një racion i vogël me spinaq është i mjaftueshëm për të marrë vitaminat dhe lëndët ushqyese që ju duhen gjatë ditës. Përzieni bashkë 350 ml ujë, 3 banane, pak spinaq dhe lëng nga gjysmë limoni dhe i shtrydhni në blender deri sa të bëhet e lëngshme.

Selino, spinaq, limon dhe banane

Selinoja nuk djeg vetëm kalori, është e pasur edhe në vitamina dhe lëndë ushqyese. Përzieni bashkë nl blender 2 degë selino, një gotë me gjethe spinaqi, një gotë ujë, lëngun e gjysmë limoni dhe një banane dhe i shtrydhni mirë. Shijojeni këtë kokteil të shijshëm me shumë vitamina.

Karotë, panxhar, selino, kastravec, mollë, majdanoz dhe xhenxhefil

Përgatituni për këtë lëng të shijshëm, të pasur me vitamina dhe minerale të ndryshme. Merrni 1 karotë, pak panxhar, 1 degë selino, 1 kastravec, 2 mollë, pak majdanoz, pak xhenxhefil dhe i përzieni bashkë në blender. Kjo recetë është si e shijshme ashtu edhe e shëndetshme.

Spinaq, banane, mollë dhe banane

Banania dhe spinaqi janë një dyshe shumë e shëndetshme. Bananet mund të përmirësojnë humorin, largojnë lodhjen dhe rrisin energjinë. Merrni 1 gotë me gjethe të freskëta spinaqi, 2 banane, 1 mollë, 1 gotë ujë dhe lëngun nga gjysma e limonit dhe i përzieni të gjitha bashkë në blender.

Bajame, majdanoz, mjaltë, xhenxhefil dhe rrush të thatë

Nëse ndiheni të lodhur, keni thonj të brishtë dhe ju bien flokët, kjo recetë mund t’ju vijë në ndihmë. Përzieni fillimisht bajamet dhe gjethe të thara majdanozi në një blender. Më pas shtoni mjaltin natyral, frutat e thata dhe xhenxhefilin copëtuar. I përzieni gjitha bashkë dhe e konsumoni përzierjen 2 ose 3 herë në javë./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?