Pak sodë në krevat? Ja për çfarë shërben!

Përgatiti për gazetën “shëndet+”: Elena Beta

dyshekKur vjen puna për pastrimin, dyshekët nuk janë tepër të vështirë për t’u pastruar me imtësi. Domethënë, ata thjesht nuk janë të lehtë për të pastruar, pasi  janë të mëdhenj, dhe të rëndë, si dhe të vështirë për t’u lëvizur.

Megjithatë, duke qënë se shpenzojmë një pjesë të mirë të kohës në këto dyshekë, çdo ditë, ne kemi nevojë për pastrimin e tyre të hollësishëm për të shmangur probleme shëndetësore.

Çdo dyshek përmban pluhur, i cili mund të çojë në alergji dhe astmë në 10% të njerëzve. Gjithashtu, dyshekët mund tëvijnë erë të keqe me kalimin e kohës për shkak të përthithjes së djersës të trupit gjatë natës.

Për të pastruar më së miri dyshekun mund të përdorni vakum, disa vajra esenciale dhe sodë buke!

Pastroni dyshekun me fshesë korrenti dhe me një copë të lagur me ujë të ftohtë fërkojeni mirë për të larguar të gjiitha papastërtitë.

Një mënyrë tjetër është përzierja e sodës së bukës me ujë derisa të formohet një masë homogjene. me ndihmën e një lecke fërkoni mirë dyshekun.

Video e mëposhtme do t’ju japë të gjitha udhëzimet e nevojshme se si të pastroni dyshekun dhe të parandaloni problemet shëndetësore.

Burimi: amazingoasis.org/shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve