Panxhari, lëngu i jetës që në kohët e lashta: ja sëmundjet që trajton

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Panxhari është perim i njohur që në kohën e Hipokratit dhe lëngu i tij është përdorur që në kohët e lashta si medikament për trajtimin e shëumë sëmundjeve. Grekët dhe romakët e lashtë e kanë përdorur atë për të ulur temperaturën e lartë të trupit.

Panxhari përmban magnez, vitamina, klor, betaine, jod, zink, kalcium, natrium, nitrate natyrore etj. Klori në panxhar ka veti hipoalergenike dhe ndihmon në pastrimin e veshkave, fshikëzës, tëmthit dhe nyjeve limfatike, sidomos nëse pihet në formë lëngu çdo ditë.

Lëngu i panxharit trajton dhe parandalon shfaqjen e një sërë sëmundjesh si anemi, arteriosklerozë, hipertensionin, diabetin, ndihmon në sëmundjet e lidhura me gjendrës tiroide, përmirëson kujtesën dhe ju ndihmon të flini, ndihmon në periudhën e menopauzës, qetëson dhimbjet menstruale dhe forcon sistemin imunitar. Lëngu i panxharit është shumë efektiv dhe në trajtimin e sëmundjeve që lidhen me traktin tretës, kapsllëkun etj. I vetmi efekt “anësor” i lëngut të panxhari është se urina merr ngjyrë të kuqërremtë kur keni konsumuar sasi të mëdha të këtij lëngu, por kjo është diçka e padëmshme.

Burimi: steptohelath

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve