Parandaloni kancerin e zorrës së trashë përmes këtyre mënyrave natyrale

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Statistikat tregojnë se rreth 40.000 njerëz në vit vdesin nga kanceri i zorrës së trashë. Ju duhet të keni parasysh se kanceri i zorrës së trashë është një lloj kanceri që mund të parandalohet shumë mirë nëse mbani një dietë të ekuilibruar dhe të saktë. Mënyra e jetesës është një nga faktorët që ndikon në shfaqjen e këtij lloj kanceri.

Ja si ta parandaloni shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë:

Hani shumë fibra: fibrat janë thelbësore për shëndetin e zorrëve dhe mëlçisë. Ato eleminojnë mbeturinat dhe toksinat e grumbulluara në zorrë. Ju duhet të konsumoni 25 – 30 gram fibra në ditë për të parandaluar kancerin e zorrës së trashë.

kanceri i zorres trasheUshqimet e pasura me fibra: drithërat, tërshëra, orizi kaf, fasulet e kuqe, frutat, arrat, perimet me gjethe jeshile, panxhari, karrota, patëllxhani etj.

Hani vetëm yndyrna të shëndetshme: vaji i ullirit, vaji i kokosit dhe acidet yndyrore omega 3 parandalojnë kancerin e zorrës së trashë. Shmangni margarinën, gjalpin, vajin e lulediellit dhe vajin e kikirikut.

Merrni sa më shumë antioksidantë: një kurë natyrale që parandalon kancerin e zorrës së trashë është konsumimi i një luge gjelle vaj ulliri me lëng limoni esëll në mëngjes. Ato janë të pasura me antioksidantë dhe luftojnë radikalet e lira. Frutat e pasura me vitamina A,C dhe E kanë veti të forta antioksiduese. Konsumoni papaja, portokall, limon, karrotë, luleshtrydhe, boronica, kivi etj.

Acidi folik: është i njohur si vitmaina B9. Ajo forcon dhe përmirëson funksionet e sistemit të tretjes.  Ushqimet e pasura me acid folik janë: lëngu i portokallit, lakra jeshile, spinaqi, brokoli, thjerrëzat, shpargu, lakra e Brkuselit, bizelet, kikirikët, patatja e ëmbël, avokado, pjepri, bananet etj.

Vitmania D: është thelbësore për parandalimin e kancerit të zorrës së trashë. Ju mund ta merrni vitaminën D nga rrezet e diellit, sardelet, salmoni, mëlçitë e pulës etj.

Burimi: Step to Health

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO