Pas 10 vjetësh, 28-vjeçarja fiton betejën me aknet (Video)

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Katie Snooks

Të gjithë e dimë sa të bezdisshëm janë aknet në fytyrë. Jo vetëm që mund të jenë të dhimbshme dhe të vështira për t’u mbuluar, por edhe ilaçet që mendohet si i shërojnë ato mund të kenë një sërë efektesh anësore.

Katie Snooks është një blogere e modës që krijon herë pas here tutoriale me këshilla bukurie. Ajo ka vuajtur nga aknet për 10 vite me radhë dhe, pasi kishte provuar një sërë antibiotikësh, ajo vendosi të filmonte veten çdo ditë teksa kurohej me ilaçin Roaccutane.

Roaccutane është një ilaç i përdorur për trajtimin e akneve (mund ta blini vetëm me rekomandimin e dermatologut, pasi është shumë i fortë). Ai pakëson inflamacionin dhe shtresat e yndyrshme. Problemi është se, ashtu si shumë kura për aknet, edhe ky ilaç vjen me një sërë efektesh anësore. 80% e njerëzve që e kanë përdorur këtë ilaç kanë përjetuar çarje të buzëve, gjakderdhje në hundë, depresion, probleme me mëlçinë etj.

Gjithsesi, Snooks thotë se vendosi që të dokumentojë të gjithë trajtimin e saj për fytyrë për të treguar se ilaçi nuk është edhe aq i keq sa çfarë mendohet.

28-vjeçarja e diplomuar për fotografi do të vazhdojë ta përdorë këtë mjekim edhe për 6 muajt e tjerë, dhe në fund të çdo muaji do të publikojë një video në kanalin e saj në YouTube.

Trajtimin e ksa nisur që nga fundi i muajit maj dhe deri tani ka shfaqur përmirësime të dukshme. Të vetmet efekte anësore që ka përjetuar janë: zbokth të shumtë në flokë, duar të thata dhe çarje të leha. Për blogeren këto efekte anësore nuk janë asgjë krahasuar me 10 vitet kur ajo ka vuajtur nga aknet.

“Nëse do të kishit akne për 10 vite me radhë, siç kam pasur unë, të gjitha këto efekte anësore janë minimale krahasuar me kohën që kam kaluar e turpëruar nga lëkura dhe vetja ime” thotë ajo.

Burimi: Metro.co.uk / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut