Pas ankesës drejtuar Bashkisë nga TFL, Pullazi jep zgjidhje për situatën e kopshtit nr. 41

Nisur nga disa denoncime që erdhën në adresën e shoqatës “Together for Life” nga komuniteti i prindërve të fëmijëve të kopshtit numër 41, lidhur me ndotjen e ajrit si pasojë e punimeve që po zhvillohen pranë kopshtit, përfaqësues të shoqatës dërguan një ankesë pranë Bashkisë Tiranë.

Ankesa, drejtuar bashkisë Tiranë, kërkonte verifikimin e gjendjes të punimeve pranë kopshtit nr. 41, me qëllim marrjen e masave të përshtatshme për zhvillimin e procesit efektiv edukativ për fëmijët.

Ditën e sotme nga një komunikim me administratorin e njësisë bashkiake nr. 2 ku ndodhet dhe kopshti, z. Florian Pullazi, u vumë në dijeni se dherat e grumbulluara pranë kopshtit janë pastruar, si dhe materialet inerte janë larguar nga ambientet përreth kopshtit. “ Ka 3 ditë që situata është është rregulluar, dherrat dhe materialet inerte janë larguar nga mjedisi afer kopshtit. Projekti do të zgjasë 10 muaj dhe konsiston në rregullimin e rrugës dhe trotuareve në lagjen ku ndodhet dhe kopshti nr. 41, gjithashtu do të sistemohet dhe oborri i kopshtit, prandaj kërkojmë mirëkuptim nga ana e të gjithë aktorëve. Ne nuk kemi për qëllim të rrezikojmë shëndetin e fëmijëve, përkundrazi, duam të krijojmë një mjedis më të mirë për ata”, theksoi Pullazi.

Këto fjalë u konfirmuan dhe nga drejtoresha e kopshtit nr. 41, znj. Eliona Kryemadhi, e cila na vuri në dijeni për pastrimin e ambientit rreth kopshtit që në orët e para të mëngjesit.

Shoqata “Together for Life”, për të dytin vit po zbaton projektin “Lëviz për kopshtin tim”, i cili mbështetet nga Leviz Albania dhe ka në fokus, monitorimin e kopshteve dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies të pushtetit vendor.

 

Postime të ngjashme

Dëshmi/ “Në laboratore të ndryshme, merrja përgjigje të ndryshme analizash, nuk dija cilin bakter të mjekoja?!”
I infektuar dhe vetë me Covid-19, burri nga Kamza çon gruan në spital: Se lija dot të vdiste
Foto/ Materniteti "Mbretëresha Geraldinë" në kushte skandaloze
Korçë/Prindërit e fëmijëve me autizëm kërkojnë kabinet dentar
Ashensorët jashtë funksionit, pacientët zvarriten shkallëve
Mungon ilaçi/ Pacienti: Më mbajnë me Morfinë
Tenderët e dyshimtë të spitaleve për 2019-n
Protezat ortopedike/ Në listë pritje? Ja për sa vjet ju vjen radha