Pasojat që do të keni nëse vishni këto sandale

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

https://www.instagram.com/p/9oNNCgqB_B/?taken-by=crocs

Sandalet prej llastiku, të njohura me emrin “Crocs”, janë ndër më të përdorurat nga fëmijët. Që nga viti 2002, kur kanë dalë për herë të parë në treg, janë shitur më shumë se 300 milionë palë në 90 shtete (përfshirë këtu edhe Shqipërinë).

Ato janë të rehatshme, nuk prishen shpejt dhe mund të përdoren edhe në vendet ujore, pasi thahen shpejt. Por, nëse i mbani veshur për një kohë të gjatë, ata mund t’ju shkaktojnë dëme të mëdha në trup.

Sipas dr. Megan Leahy, këto sandale nuk janë të përshtatshme për t’u mbajtur gjatë gjithë ditës. Arsyeja përse nuk duhen mbajtur veshur për një kohë të gjatë, sipas dr. Leahy, është se këto sandale nuk ofrojnë një mbështetje të plotë për thembrën. “Kur thembra është e paqëndrueshme, gishtërinjtë fillojnë e shtrëngohen, duke shkaktuar deformim të gishtërinjve, të shputës, probleme me thonjtë, apo kallo. E njëjta gjë mund të ndodh me shapkat me gisht apo çdo këpucë pa pjesën mbara, duke qenë se thembra nuk është siguruar”, shpjegon dr. Leahy.

Këto sandale mund t’i vishni kur shkoni në plazh ose pishina, por jo për udhëtime të gjata.

Burimi: HuffingtonPost / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?