“Pedalo për Gratë – Më shpejt se kanceri”

Blertina Koka

Me moton “Pedalo Për Gratë – Më shpejt se kanceri”, një grup mjekësh obstetër-gjinekologë nga e gjithë Evropa kanë iniciuar një nismë për ndërgjegjësimin e popullit lidhur me kancerin e qafës së mitrës.

Ride4Women është një udhëtim në biçikletë me distancë të largët të iniciuar nga një grup mjekësh evropianë. Ajo synon të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe diagnozën e hershme të kancerit të qafës së mitrës dhe nevojën për të përmirësuar shëndetin e grave dhe për të mbrojtur jetën e grave.

Në ditën e pestë të turit, çiklistët ishin në Tiranë, ku iu bashkuan edhe profesionistët shqiptarë të obstetrikë-gjinekologjisë.

Udhëtimi i këtij viti mbështetet nga Shoqata Evropiane e Onkologjisë Gjinekologjike (ESGO), e cila po organizon gjithashtu kongresin më të madh evropian dyvjeçar mbi tumoret gjinekologjike malinje.

Rreth 24 mijë gra vdesin çdo vit nga kanceri i qafës së mitrës, kanceri i katërt më i zakonshëm që prek gratë. Mbi 58 mijë gra diagnostikohen çdo vit me kancer të qafës së mitrës vetëm në Evropë.

Dy gra vdesin çdo orë për të shkak të kancerit të qafës së mitrës në Bashkimin Evropian. Megjithatë, kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje tërësisht e shërueshme kur diagnostikohet në fazat e hershme.

Misioni i Ride4Women është:

  • Edukimi lidhur me kancerin tek gratë
  • Nxitja për të kryer kontrolle të rregullta tek gjinekologu
  • Motivimi për të kryer aktivitet fizik
  • Edukimi lidhur me ushqyerjen e shëndetshme/ JoTabu.al

Burimi: JoTabu.al

 

Postime të ngjashme

Ministrja e Shëndetësisë: Nga shtatori, Check-Up mund ta bëjë çdo qytetar mbi moshën 35 vjeç
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
Rritet ndjeshëm konsumi i barnave, në tremujorin e parë të vitit
Protesta/ Qytetari denoncon sistemin shëndetësor:Gjatë ndërhyrjes për tumor, spitali mbeti pa kondicionim
E rëndë/ Foshnja humb jetën rrugës për spital, procedohen penalisht dy mjekë pediatër
Mente: 7 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Lajm i mirë për pacientët me Sklerozë Multiple! NHS sjell për herë të parë ilaçin që përmirëson lëvizshmërinë