Për çfarë mund ta përdorni vazelinën

Duar të buta: aplikoni një sasi të vogël vazeline në duar dhe më pas vishni doreza pambuku të bardha (i gjeni në farmaci. Do zgjoheni me duar tepër të buta.

vazeline per buzetVetulla perfekte: aplikojeni tek vetullat tuaja dhe çdo fije do të qëndrojë në rregull.

Skrab për buzët: përziejeni vazelinën me sheqer dhe aplikojeni mbi buzë duke masazhuar, një herë në javë.

Krem për mollëzat: përziejeni vazelinën me pudrën që përdorni për mollëzat dhe përfitoni një krem me shkëlqim.

Krem për këmbët: aplikojeni tek këmbët dhe ato do të duken me më shumë shkëlqim, si dhe më të holla.

Vendosni pak vazelinë nën kapakun e manikyrit dhe do të parandaloni tharjen e tij.

Aplikojeni në vendin ku spruconi parfumin dhe aroma do të qëndrojë më gjatë në trupin tuaj.

Përdoreni vazelinën si zbutës për buzët, është efektiv./Marie Claire/përgatiti: Elena Beta

 

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?