Për këtë 80-vjeçare mosha është vetëm një numër

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një nga “body builders” më të vjetër në botë, Ernestine Shepherd, sapo fitoi një tjetër vit në atë që ajo e quan “udhëtim i gjatë dhe i lumtur” i jetës së saj. Ernestine, instruktore e palestrës dhe garuese e “body building” festoi më 16 qershor ditëlindjen e saj të 80-të. Ndryshe nga moshataret e saj, për këtë 80-vjeçare mosha nuk është asgjë veçse një numër.Ernestine Shepherd

“Jam 80 vjeç e re sot dhe falënderoj Zotin që arrita deri këtu. Jam akoma e vendosur, e dedikuar dhe e desiplunuar për të bërë palestër!”, shkroi 80-vjeçarja në llogarinë e saj në Facebook.

Pasi theu rekordin Guinness si një nga “body builder” më e vjetër në botë në vitin 2010 dhe 2011, Shepherd filloi të ndajë me të tjerët sekretet e saj të rinisë së përjetshme. Ajo ka shkruar edhe një libër së fundmi, ku flet për shëndetin, si ka arritur të mbajë trupin në formë, motivimet e  saj në jetë etj.

  “Mosha nuk është asgjë më shumë se një numër” – “E vendosur, e dedikuar, e disiplinuar për të qenë në formë”, Shepherd beson se “është në dorën tonë mënyra se si plakemi, dhe jo e vendosur nga dikush tjetër”.

Hani mirë – Shepherd nuk konsumon më shumë se 1700 kalori në ditë, ku përfshihen të bardhat e vezëve, pulë dhe perime.

Bëni të njëjtat ushtrime fizike çdo ditë – Në një intervistë të dhënë për revistën Oprah, Shepherd zbulon “Bëj të njëjtën gjë çdo ditë”. Kjo rutinë e përditshme përfshin aktivitetin fizik që nis në 3 ose 4 të mëngjesit me vrap prej 10 miljesh.

Bëni atë që ju pëlqen më shumë – Instruktorja  palestrës i inkurajon nxënësit e saj dhe njerëzit në përgjithësi që të ushtrohen në mënyrën që ata duan. “Jo çdokush do të bëhet body builder, jo çdokush do të bëhet vrapues. Gjeni atë që ju pëlqen të bëni”, thotë ajo.

Gjeni diçka që t’ju motivojë – Edhe pse Shepherd gjen forcë tek lutja, ajo ia dedikon më shumë motivimin e saj motrës së madhe.

Burimi: Yahoo News / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?