Për një jetë të gjatë, shkenca sugjeron këtë dietë ushimore

Blerina Bombaj, dietologe

Dieta Mesdhetare, dieta e shëndetit

Dieta mesdhetare është marrë në mbrojtje nga UNESCO si trashëgimi kulturore, që prej vitit 2010, si pasojë e shumë  të dhënave qe vërtetojnë vetitë e saj të dobishme për shëndetin e njeriut. Për herë të parë, ajo është vëne në vëmendje në mes të shekullit të 19-të pas një studimi të 7 vendeve, i cili tregoi se popujt në Danimarkë dhe Greqi konsumonin të njëjtën sasi (të lartë) yndyre, por danezët kishin shfaqjen më të lartë të sëmundjeve të zemrës ndërsa grekët atë më të ultë. Kjo veçori evidentoi faktin se cilësia e yndyrës është me e rëndësishme se sasia e saj, që konsumohet në dietë. Meritat, natyrisht i mori vaji i ullirit, që më pas u kthye në simbol të dietës mesdhetare dhe jetëgjatësisë që ajo premton.

Dieta Mesdhetare forcon shëndetin e zemrës

Studimet kane treguar se përmbajtja e lartë e dietës mesdhetare ne yndyra esenciale dhe në vaj ulliri, të kombinuara me fito-kimikatet e frutave, perimeve, fasuleve dhe drithërave të papërpunuar, ul kolesterolin e keq, rrit kolestorolin e mirë dhe ul inflamacionin që ve në rrezik arteriet.

Dieta mesdhetare mbron nga kanceri

Një nder shkaqet e zhvillimit të veprimtarisë kancerogjene në organizëm është inflamacioni i heshtur, i cili zhvillohet si pasojë e kequshqyerjes, ndotjes ambientale që depërton edhe në ushqim, faktorit stres, etj. Ushqimet që përbejnë dietën mesdhetare ofrojnë fito-kimikate si polifenolet (kryesisht vaji i ullirit dhe vera e kuqe), të cilat ndërveprojnë me qelizat e dëmtuara duke i bëre ato të jenë më te afta në vetë-eliminim si dhe nëpërmjet një sere mekanizmash të tjerë, arrijnë të ruajnë integritetin e qelizave të shëndosha dhe të mbrojnë ADN-ne nga dëmtimet fatale.

Dieta Mesdhetare parandalon mbipeshën dhe diabetin

Inflamacioni i kombinuar me mbipeshën janë gjithashtu ndër shkaqet e shfaqjes së diabetit të tipit 2. Dieta Mesdhetare është ndër dietat më të dobishme në rrëzimin e shëndetshëm të mbipeshës dhe në ruajtjen e një peshe trupore optimale. Përbërja e veçante në acide lyrore parandalon shtimin e dhjamit sidomos në zonën qendrore (rreth barkut). Ndërsa përmbajtja e lartë në fibra bimore përben një ndër armët më të mira në kontrollin e sheqerit në gjak.

Dieta Mesdhetare rezulton më e shëndetshme se Dieta Vegjetariane

Studimet që kanë krahasuar inmpaktin e të dy dietave në parametrat metabolik dhe fiziologjik të dy popullatave nën testim, kanë treguar se, për sa i përket rënies në peshë dhe rrezikut arterosklerotik, dieta mesdhetare ishte më efikase. Avantazhi i saj qëndron në cilësinë e yndyrave dhe në përbërjen e saj më të ekuilibruar në minerale.

Si të ushqehesh sipas dietës mesdhetare

Të ushqehesh sipas dietës mesdhetare do të thotë të konsumosh:

  • Çdo ditë fruta (sidomos rrush dhe fiq), dhe perime të stinës (me bazë ngjyrën jeshile), sa më pak të përpunuara
  • Çdo ditë drithëra integrale të ndryshëm (grurë, misër, oriz, bullgur, hikerror, tërshëre, elb); fasule të llojeve të ndryshme (thjerrëza, qiqra, fasule me ngjyra)
  • 2-3 herë në javë peshk dhe prodhime deti; fruta të thata dhe fara (arra, bajame, susam, fara kungulli, lini, luledielli); erza si rigoni, rozmarina, sherbela, menta, marjoram, trumza etj.
  • Disa herë në javë, sasi të kufizuara mish shpendësh, bulmet të yndyrshëm, vezë
  • Pak herë në muaj: mish të kuq dhe ëmbëlsira
  • Në gatim përdoret vetëm vaji i ullirit i përpunuar në të ftohtë dhe shumë pak gjalpi i bagëtisë.
  • Tipare të rëndësishëm të dietës mesdhetare janë edhe konsumi i moderuar i verës së kuqe, konsumi i çajrave bimor si çaji i malit dhe hidratimi i mjaftueshëm me ujë natyral.
  • Dieta mesdhetare është një koncept që shkon përtej ushqimit, është një mënyre jetese që ka në fokus aktivitetin social (shijimin e ushqimit dhe praktikave të gatimit me njëri tjetrin), angazhimin fizik në sigurimin e ushqimit, përpunimin artizanal dhe jo industrial të tij, ekspozimin në diell dhe mbi të gjitha “gjithçka me masë”./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet