Përshtati në shqip: Daniela Bardhi
Hedhja me litar dhe vrapimi janë dy forma ushtrimesh me ndikim të lartë kardiovaskular. Më e rëndësishmja është se këto dy lloj ushtrimesh djegin shumë kalori dhe reduktojnë yndyrnat në trup. Kjo është shumë e rëndësishme për mirëqenien tonë të përgjithshme, sepse redukton yndyrën e tepërt, gjë e cila të çon në presion të lartë të gjakut, kolesterol të lartë dhe sëmundje të zemrës. Nëse ju jeni duke u përpjekur për të zgjedhur se cila mënyrë aktiviteti fizik është më e mirë, hedhja në litar apo vrapi për reduktim yndyre, kjo gjë varet nga intensiteti dhe mënyra si i kryeni ushtrimet.
Për të djegur yndyrën, duhet të digjni kalori. Edhe pse duket se vrapi është superior ndaj hedhjes në litar për të djegur kalori, kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Nga një studim i bërë nga “Publikimet Shëndetësore” në Harvard thuhet se një person 80 kg djeg 980 kalori në një ritëm të shpejtë për 60 minuta dhe po i njëjti person djeg rreth 815 kalori duke vrapuar në 9 km/h për 60 minuta. E thënë më thjesht, nëse luani me litar me ritëm të shpejtë, do të humbisni më shumë kalori se duke vrapuar. Por, vlen për t’u theksuar se të dyja format e ushtrimit djegin shumë kalori duke rritur dhe intensitetin e ushtrimeve cdo ditë.
Konsideratat
Pavarësisht se mund të ushtroheni cdo ditë, duhet të kujdeseni edhe për dietën tuaj ditore. Nëse hani më shumë kalori sesa humbisni, nuk do të digjni yndyrë dhe si pasojë nuk do të bini në peshë. Gjëja më e rëndësishme është alternimi i ushtrimeve ditore me një dietë të shëndetshme.
Burimi: livestrong.com


