Kryefaqja Lifestyle Për sa kohë qëndrojnë produktet të freskëta?

Për sa kohë qëndrojnë produktet të freskëta?

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Anxhela Cami

Një mënyrë që ju të shmangni prishjen e produkteve shumë shpejt është që ti zgjidhni me kujdes. Mos blini fruta ose perime që tashmë janë të dëmtuara ose të shtypura. Nëse blini fruta të prera zgjidhni ato që janë në frigorifer.

Mënyra më e mirë për të ruajtur produktin varet nga lloji dhe sa i pjekur është. Disa fruta dhe perime duhet të futen menjëherë në frigorifer. Disa të tjera mund ti ruani në banakun e kuzhinës ose në një enë, të paktën për një kohë. Nëse e dini se si të kujdeseni për secilin produkt ato do të zgjasin më shumë dhe gjithashtu do të kenë shije më të mirë.

Manaferrat: Boronicat, luleshtrydhet, mjedrat janë të brishtë dhe nuk mbahen të freskët për një kohë të gjatë, pavarësisht se çfarë bëni. Mos i lani derisa të vijë koha për t’i konsumuar. Mbajini të thata në një enë në frigorifer. Mjedrat dhe luleshtrydhet e freskëta mbahen vetëm 2-3 ditë edhe në frigorifer. Boronica mund të ruhet për 1 ose 2 javë. Nëse dëshironi t’i mbani manaferrat të freskëta më gjatë, mund t’i ngrini dhe do të zgjasin deri në një vit.

Banane: Nëse bananet janë të gjelbra ose ende jo të pjekura aq sa duhet për t’i ngrënë, mbajini ato në banak. Mos i vendosni në frigorifer. Më pas mund t’i mbani për 3 ditë në frigorifer, por lëkura do të bëhet e zezë.

Qitro: Agrumet, përfshirë limonin, portokallin mund të qëndrojnë për një kohë në banak. Por në frigorifer ato do të zgjasin shumë më tepër, deri në 3 javë. Mbajini të lirshme në sirtarin e frigoriferit ose në një qese rrjetë.

Domate: Ato do të zgjasin për një javë për sa kohë i mbani larg diellit ose nxehtësisë. Ju nuk duhet t’i vendosni domatet në frigorifer pasi ndryshojnë shijen dhe prishen më shpejt.

Brokoli dhe lulelakra: Mbajini në frigorifer për 3 deri në 5 ditë. Është mirë t’i vendosni në një vend larg produkteve të tjera.

Avokado: Mbani avokado në banak për t’i lënë të piqen në temperaturën e dhomës. Pasi të jenë pjekur, mund t’i mbani të freskëta edhe pak më gjatë duke i vendosur në frigorifer. Një avokado e pjekur do të mbahet për 3 deri në 4 ditë kur ruhet në frigorifer.

Hudhra dhe qepët: Mbani hudhrat dhe qepët në një vend të ftohtë dhe të errët. Nëse i ndani thelpinjtë e hudhrës, është mirë t’i vendosni ato në frigorifer. Hudhra duhet të qëndrojë e freskët për disa javë. Qepët do të qëndrojnë të freskëta në frigorifer për 2 muaj. Mbani hudhrën dhe qepët të ndara nga prodhimet e tjera në mënyrë që aromat e tyre të forta të mos ndikojnë në shijen e frutave dhe perimeve të tjera.

Kur të konsumoni fruta dhe perime, së pari lani duart. Më pas shpëlajini produktet me ujë të rrjedhshëm. Nëse ndonjë pjesë e ushqimit është e dëmtuar, hiqeni. Mos hani asnjë produkt që është ngjyrë kafe, i mykur, apo i kalbur.

Burimi: WebMD

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here