Përbërësit natyralë që mund t’i përzieni me shampo, për flokë të gjatë dhe të shëndetshëm

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Ja disa përbërës që mund t’i shtoni tek shampoja për t’i bërë më të fortë, më të shndritshëm dhe më të gjatë.

shampo_perberes natyrale

Lëngu i limonit

Lëngu i limonit është shumë i mirë për trajtimin e zbokthit dhe flokët e yndyrshëm.  Flokët mund të hollohen dhe të këputen për shkak të zbokthit dhe yndyrës, prandaj është mirë që të përdorni lëngun e limonit për t’i mbrojtur flokët.

Mjafton vetëm të përzieni gjysmë lugë çaji lëng limoni me dy lugë gjelle shampo.

Mjaltë

Duke qenë se mjalti është një antioksidues, ai stimulon rritjet e flokëve ndërkohë që mban skalpin e kokës të shëndetshëm. Përzieni gjysmë luge çaji mjaltë me dy lugë gjelle shampo.

Aloe Vera

Aloe Vera është një ndër bimët më të përdorura për trajtime bukurie. Ajo është e mirë për rritjen e flokëve, trajtimin e zbokthit dhe zbutjes së skalpit të kokës. Nuk ka asnjë efekt anësor për të cilën mund të shqetësoheni. Përzieni vetëm një lugë çaji aloe vera me dy lugë gjelle nga shampoja juaj.

Vaj rozmarine esenciale

Vaji i rozmarinës ka një aromë fantastike dhe është shumë efektiv për trajtimin e zbokthit. Ai mund të përdoret gjithashtu si një trajtim për skalpin e thatë të kokës. Vaji stimulon daljen e qimeve të reja në kokë dhe ndihmon në rritjen dhe forcimin e flokëve.

Përzieni 5-10 pika me këtë vaj me dy lugë gjelle nga shampoja juaj.

Uji i trëndafilit

Uji i trëndafilit është njëkohësisht anti-inflamator dhe antiseptik natyral.

Përzieni një lugë çaji me ujë trëndafili me dy lugë gjelle mjaltë. Mund ta përdorni atë çdo herë që lani flokët, pa u shqetësuar se do të ketë ndonjë efekt anësor.

Burimi: Healthy Builderz / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha