Perime të konservuara apo të ngrira? Ja cilat janë më të mira!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” : Elena Beta

perimeFrutat dhe perimet e freskëta shërbejnë si një central elektrik, për dietat më të shëndetshme. Të pasura me vitamina, minerale, fibra dhe fitokimikale, ato gjithashtu ndihmojnë në mbrojtjen kundër sëmundjeve. Sigurisht që ka edhe rreziqe të vogla shëndetësore që mund të shkaktohen nga pesticidet, por ato mund të trajtohen lehtë duke përzgjedhur prodhime të certifikuara organike. Ndërsa produktet e freskëta mund të jetë më të kushtueshme  ato gjithashtu mund të kërkojnë më shumë kohë për t’iu hequr lëkurën, për t’i ndarë në feta, për t’i larë, dhe për t’i shërbyer.

Kur perimet e freskëta nuk janë në dispozicion, praktike dhe ekonomike janë ato të konservuara dhe të ngrira. Të dyja janë të përshtatshme për t’u konsumuar, por cili variant është më i miri?

Konservimi është një proces që zgjat jetën e ushqimeve që prishen. Fabrika e parë e konservimit është themeluar në Nju Jork në vitin 1812 për ruajtjen e midhjeve, mishit, frutave, dhe perimeve. Një studim i vitit 1997 nga Universiteti i Illinois, Departamentit të Shkencave Ushqimore dhe të Ushqyerit e Njeriut ,gjeti se procesi i konservimit nuk ndikon në përmbajtjen fibërave, duke  lejuar perimet e konservuara të ruajnë të njëjtën përmbajtje të freskëta ose të ngrira. Studimi gjithashtu zbuloi se vitamina kryesore të tilla si vitaminë A, B, dhe C i rezistojnë edhe temperaturave të ngrohta duke ruajtur vlerat e tyre.

Ngrohja e tyre është mënyra më e mirë për të mbajtur ushqyesit kyçë pa i dëmtuar. Por, duhet të keni parasysh se ushqyesit fillojnë duke humbur (rreth njëzet për qind të ushqyesve). Shuma e humbjes mund të jetë e dyfishtë, deri në momentin që mbërijnë në tryezën tuaj. Perimet e ngrira janë mënyra më e mirë për të ruajtur çdo vlerë të tyren prandaj ato konsiderohen si një mënyrë shumë e mirë për ruajtjen e ushqyesve dhe vitaminave që përmbajnë.

Burimi: sparkpeople/shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Stres intensiv: Cilat ushqime duhet të kufizoni?
Nuk ka të bëjë me shtatzëninë! Dy arsye pse ju vonohet cikli menstrual
Kur duhet ta merrni magnez që të jetë vërtet efektiv?
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur bëni ushtrime në mëngjes
Kapsllëku: Çfarë mund të tregojë për shëndetin tuaj dhe kur nuk duhet ta injoroni
Këto janë pijet më të këqija për zorrët tuaja
Studimi zbulon se kjo dietë e thjeshtë 48-orëshe ul kolesterolin e dëmshëm me 10%
Shenjat në trup që tregojnë se keni mungesë proteinash